Home / Lajme / Ndeshja Shqipëri – Kosovë, Festë për bashkatdhetarët në Zvicër

Ndeshja Shqipëri – Kosovë, Festë për bashkatdhetarët në Zvicër

Bern, më 17 Maj 2018

Njëzet e nëntë maji edhe pse është ditë pune, për shqiptarët në Zvicër do të jetë një ditë festive sportive dhe e shënuar, për shkak se në Cyrih do të zhvillohet ndeshja e futbollit, midis Shqipërisë dhe Kosovës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Mbi 26 mijë dashamirë futbolli do ta kenë mundësinë që ndeshjen ta shohin ndeshjen në Lenzigrund në Cyrih.

Njohësit të futbollit këtu në Zvicër, Ardit Sadikaj dhe Bylent Rexhepi në prononcimin për RadioVala dhe Albsport.ch, thonë se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, sidomos për të rinjtë shqiptarë që jetojnë këtu.

“Për bashkatdhetarët në Zvicër do jetë një Festë. Aktualisht Zvicra e vogël ofron kushtet më të mira për një ndeshje të këtij niveli. E rëndësishme është për talentët e shumtë shqiptarë në Zvicër. Kjo ndeshje besoj do ndikoje te ta që të bëjnë zgjedhjen e duhur në të ardhmen”, thotë Ardit Sadikaj, Menaxher në Klubin e Futbollit FC Iliria nga Solothurni.

Ndërkohë Bylent Rexhepi, trajner i Klubit tjetër shqiptar të futbollit Shqiponja nga Langenthali tha se do të organizohen në mënyrë madhështore për këtë ndeshje vëllazërore.

“Kur e kam marr lajmin se do te luhet loja në Cyrih, jemi gëzuar shumë, kjo është një shans i madh për Ne për ta ndjek këtë lojë prej afër ku do të luajnë dy kombëtarët tona. Ne si KF Shqiponja do të organizohemi masovikisht për ta përcjellë këtë kënaqësi prej se afërmi. Jemi shume falënderues ndaj organizatorëve që e kanë mundësuar këtë lojë të luhet në Cyrih. Është shumë e rëndësishme për Ne”, tha Bylent Rexhepi, trajner i KF Shqiponjave.

Sfida do të luhet me datë 29 Maj 2018, në ora 20:00 në Letzigrund në Cyrih.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

foto: ffk

3,576 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dalin në shitje biletat për ndeshje vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Tiranë/Prishtinë/Cyrih, më 18 Maj 2018 Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se …

Lini një Përgjigje