Breaking News
Home / Lajme / Katër futbollistë shqiptarë me Neuchâtel XAMAX FCS shpallen Kampion të Liges se Dytë të Zvicrës

Katër futbollistë shqiptarë me Neuchâtel XAMAX FCS shpallen Kampion të Liges se Dytë të Zvicrës

Neuchatel, më 22 Maj 2018

Kampion i Liges së Dytë të Zvicrës për sezonin 2017/18  është ekipi i Neuchâtel XAMAX FCS. Me këtë skuadër Kampion janë shpallur edhe katër futbollistë shqiptarë, mesfushorët Samir Ramizi, Liridon Mulaj dhe Dilan Qela, dhe mbrotjësi, Arbenit Xhemajli, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Kështu, nga sezoni i ardhshëm, ekipi nga Neuchâteli do të garon në Super Ligen e Zvicrës.

Më shumë ndeshje, gola dhe asistime prej futbollistëve shqiptarë ka bërë Samir Ramizi, 32 takime, 7-të gola dhe 8-të asistime.

I dyti është mesfushori Liridon Mulaj, me 16-të takime dhe një gol.

Arbenit Xhemajli dhe Dilan Qela kanë luajtur më pak takime, Arbeniti 6-të, e ndërkaq Dilani vetëm dy. Të dytë nuk kanë asnjë gol dhe asistim të realizuar.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

1,540 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: