Breaking News
Home / Lajme / Gazetari Kasam Selimi i Akredituar për takimin vëllazëror Kosovë – Shqipëri

Gazetari Kasam Selimi i Akredituar për takimin vëllazëror Kosovë – Shqipëri

PO për RadioValën dhe Albsport.ch për ndeshjen historike vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Sot më erdhi PO-ja, për Akreditim për ndeshjen historike të futbollit ku do të luajnë Kosova dhe Shqipëria, më 29 Maj në Cyrih.

Si Gazetar i Akredituar i Dritares Informative RadioVala.com dhe Albsport.ch, Faqes së parë sportive shqiptare në Zvicër, do jem aty ku do jenë vëllezërit e një gjaku, për të përjetuar dhe për ti informuar ndjekësit e mi dhe të faqeve, momentet nga sfida vëllazërore.

Këtë ngjarje do ta shënoj në kalendarin e ngjarjeve të mëdha sportive ku ka marr pjesë si Gazetar, por kjo është ndryshe dhe shumë e veçantë.

I jam falënderues Zotit që mi ofron mundësitë dhe ma lehtëson rrugën gjithandej ku trokas. Gjithçka është mësim, është përvojë. Faleminderit familjes për përkrahjen, faleminderit disa shokëve të veçantë që më kanë ndihmuar në jetë.

Këto ngjarje më nxisin për përkushtim edhe më të madh, më ushqejnë për të harxhuar energjinë, dijen dhe mundin në të mirë të informimit të popullatës shqiptare, sidomos te mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Tash për tash është shumë pak çfarë mund të bëj, mirëpo me mundësitë dhe vetpërmabajtje nuk mundi më shumë. Me përkrahje dhe mbështetje mund të zhvillohemi bashkërisht dhe shumë e më shumë.

Kasam Selimi

Themelues dhe Gazetar i

WWW.RADIOVALA.COM & WWW.ALBSPORT.CH

 

1,802 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: