Breaking News
Home / Lajme / Kupa e Zvicrës, mundësi për triumf edhe për pesë futbollistët shqiptarë të FC Zürichut

Kupa e Zvicrës, mundësi për triumf edhe për pesë futbollistët shqiptarë të FC Zürichut

Cyrih, më 23 Maj 2018

Të dielën më 27 Maj 2018, në Stad de Suisse në Bern do të luhet finalja e Kupës së Zvicrës në Futboll. Do të përballen FC Zürichu dhe BSC Young.

Në këtë finale me gjasa shumë të mëdha do të luajnë edhe futbollistë shqiptarë që janë pjesë e FC Zürichut.

Aktualisht luajnë pesë lojtarë shqiptarë, Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu, Izer Aliu dhe Albin Sadrijaj dhe Lavdrim Rexhepi që paraqiten te FC Zürichu, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Shikuar formacionet e ndeshjeve të fundit të FC Zürichut, më shumë gjasa për të qenë në ekipin e parë dhe për ta nisur finalen janë mesfushorët Toni Domgjoni dhe Izer Aliu dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu. Kujtojmë që ndeshjen e parafundit kundër FC Baselit, ndeshjen e filluan po këta tre futbollistë shqiptarë. Në ekipin rezervë mund të jetë Lavdrim Rexhepi, ndërsa Albin Sadrijaj prej kur u rikthye te ekipi bardhë e kaltër akoma nuk ka luajtur asnjë takim për skuadrën e trajnerit, Ludovik Magnin.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Foto: FCZ

 

2,642 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: