Breaking News
Home / Lajme / Dy ndeshje ndeshje me një finale për FC Eagles Aaraun, suksesi Historik në prag

Dy ndeshje ndeshje me një finale për FC Eagles Aaraun, suksesi Historik në prag

Aarau, më 7 Qershor 2018

U ka ngelur vetëm edhe nga një ndeshje, një ndeshje që vlen sa një finale, një ndeshje që mund të shkruaj suksesin e radhës e një klubi shqiptar në Zvicër.

Të dy ekipet e FC Eagles Aaraut, të shtunën i zhvillojnë ndeshjet finale të sezonit dhe me fitore, ekipi parë do të ngjitej në Ligen e 2-të Ndërrajonale, kurse ekipi i dytë, nga Liga e 4-të do të ngjitej në atë të tretë të Aargaut, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Me të dyja ekipet, FC Eagles janë Lider në tabelat e klasifikimit.

“I dashur anëtar/tifoz i FC Eagles Aarau, të shtunën, me daten 06.09.2018 ekipi i jonë i pari dhe i dyti luftojnë për promovimin në një ligë më të lartë (2. Liga inter die 3. Liga). Një finale për të dy ekipet!. Pas lojërave ne do të festojmë në Schachen Aarau. Ka pije dhe ushqim dhe gjithashtu muzikë. Ju ftojmë përzemërsisht për ti mbështetur ekipet dhe per të festuar me ne këtë ditë”, thuhet në mesazhin e kryesisë së FC Eagles Aaraut.

Loja e parë: FC Eagles Aarau – FC Klingnau, zhvillohet në ora 16:00 dhe

Loja e dytë: FC Eagles Aarau – FC Rupperswil, në ora 18: 00.

Për të dy ekipet do të mjaftonte nga një pikë në ndeshjet e fundit.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

4,304 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: