Home / Lajme / FC Prishtina Bern siguron mbijetesën në Ligen e 2-të Ndërrajonale të Zvicrës (Video)

FC Prishtina Bern siguron mbijetesën në Ligen e 2-të Ndërrajonale të Zvicrës (Video)

Bern, më 9 Qershor 2018

FC Prishtina e Berni në ndeshjen e fundit të sezonit 2017/18 ka siguruar mbijetesë në Ligen e 2-të Ndërrajonale (Interegional) të Zvicrës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Në takimin kundër konkurrentit kryesor FC Muri-Gümligenit, FC Prishtina barazoi 2:2 që i mjaftoi për të mbetur edhe në sezonin e ardhshëm në Ligen e 2-të Ndërrajonale.

Ekipi kryeqytetas e mbyll sezonin në vend të 11-të, me 29-të pikë, me 8-të fitore, 5 barazime dhe 13-të humbje.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Foto: FC Muri-Gümligen

5,682 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Albania e Cyrihut është Kampione dhe ngjitet në Ligen e 3-të, Faleminderit/Danke

Cyrih, më 17 Qershor 2018 FC Albania, ekipi shqiptar nga Cyrihu e ka mbyllur sezonin …

Lini një Përgjigje