Home / Lajme / Mesazhe ngushëllimi nga klubet dhe sportistët shqiptar në Zvicër për Legjendën Vokrri

Mesazhe ngushëllimi nga klubet dhe sportistët shqiptar në Zvicër për Legjendën Vokrri

Zvicër, më 10 Qershor 2018

Pas ndarjes nga jeta të Legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit, dhjetëra klube dhe sportistë shqiptarë në Zvicër kanë dërguar mesazhet e tyre të ngushëllimit për familjen Vokrri dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

 

Bekim Zogaj

RIP legjenda e Futbollit Kosovar 😪

 

Albian Ajeti

Ngushllime dhe keqardhje per Fadil Vokrrin dhe familjen e tij. Pusho ne paqe Legjendë 🌹

Benjamin Kololli

Ishallah ne Xhenet Legjend… ngushllime familjes
RIP la légende du football Kosovar, President, mes condoléances à la famille

Gjelbrim Taipi

U prefsh në paqe Legjend!

 

Kasam Selimi

Mbarëshqiptaria ka humb një njeri që na identifikonte me sukses dhe na bënte Krenar me veprat e tija të vulosura.

Për legjendën flitej e përmendej sa herë që binte fjala për sportin dhe futbollin në ato odat e vjetra të viteve të 90-ta. Këtë emër e kam dëgjuar prej kur kam filluar të kuptoj, që Ne kemi një pjestar të zotin e të veçantë ashtu siç e kishte dhe e ka çdo Komb nga një të tillë.

Legjendën pata fatin ta takoj tre herë në jetë, dy herë ishte me mision dhe qëllim… http://radiovala.com/2018/06/10/vokrri-e-identifikoi-futbollin-e-suksesshem-shqiptar-dhe-e-zyrtarizoi-kosoven-ne-uefa-dhe-fifa/

 

 

 

FC Prishtina Bern

Sot ndërroj jetë legjenda shqiptar Fadil Vokrri! Në emër të klubit Fc Prishtina Bern ngushllime Familjes Vokrri dhe krejt FFK-së! Pusho në paqe Legjend 🙏🙏🙏

 


FC Dardania Lausanne

Ka ndërruar jetë presidenti i FFK, Fadil Vokrri.

Me rastin e vdekjes së Kryetarit të Federates e Furbollit të Kosovës, FADIL VOKRRI, Klubi i Futbollit “Fc Dardania Lausanne” i u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes të të ndjerit Fadil Vokrri, Federates së Futbollit dhe të gjithë sportdashësve.

 


Fc Kosova Genève Officiel

Me rastin e vdekjes së papritur te Legjendës se futbollit shqiptar ,Fc Kosova Gjenevë shprehë ngushllimet më të sinqerta familjes Vokrri dhe gjithë Futbolldashësit Shqiptar kudo që jan!

 


FC Iliria Solothurn – Solothurns Adler

Ka ndërruar jetë presidenti i FFK, Fadil Vokrri.

Me rastin e vdekjes së Kryetarit të Federates e Furbollit të Kosovës, FADIL VOKRRI, Klubi i Futbollit FC ILIRIA SOLOTHURN i u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes të të ndjerit Fadil Vokrri, Federates së Futbollit dhe të gjithë sportdashësve.

 


FC Besa SG

Sot, një njeri vërtet i madh në histori të fubollit na ka lënë – Fadil Vokrri. Veprimet dhe këmbëngulja e tij kanë qenë të dobishëm në marrjen e Kosovës në familjen e FIFA-s. Ju faleminderit që jeni kenë mysafir në përvjetorin tonë të 25 të klubit FC Besa St. Gallen. Do të më mungojë shum shoku im, por kurrë nuk mund t’i harroj kujtimet e mia me ty. Ngushllime Familjes Vokrri.

Anëtare nderi i FC Besës nga St. Gallen
Gjergj Bibaj


FC Dardania Basel

E nderuara familje Vokrri! E nderuara Federatë e Futbollit të Kosovës! Me pikëllim e dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e z. Fadil Vokrrit.
Kontributi i Fadilit për sportin e Kosovës është i jashtëzakonshëm, do të jemi gjithmonë krenar që patëm një Kryetar si Fadil Vokrri.
Ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë shqiptarëve! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lamtumir Legjenda e Futbollit
U prefsh në paqe Kryetar Fadil Vokrri

Kryesia e FC Dardanisë Basel.

 

FC Albania Zürich

Ngushëllime të sinqerta gjithë familjes së të ndjerit z.Fadil Vokrri,sportdashësve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar në përgjithësi .U prehtë në paqe dhe i shenjtë qëntë kujtimi për të.

 

FC Tetova BASEL

Trishtim dhimbje dhe pikëllim i thellë, lajmi për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit preki të gjithë kombin shqiptarë dhe jo vetëm. Aj do njihet dhe do ngelet në kujtim, si njeriu sportisti që u përkulen të gjithë shqiptarë serbë etj. Njeriu i urrave e jo urrejtjes.

Ne si një klub shumë modest. I dërgojmë Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve.

U prefsh në paqe FADIL VOKRRI”

#FadilVokrri #Legjenda #RIP

 

KF Bashkimi Siebnen, Fanpage

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lamtumirë LEGJENDË Fadil Vokrri!

KF Bashkimi, Siebnen

 

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

4,432 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Merkel jep mesazh mbështetës për Turqinë

Në deklaratën që ka bërë në lidhje me luhatjet në kursin valutor në Turqi kancelarja …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: