Home / Lajme / Vokrri e identifikoi futbollin e suksesshëm shqiptar dhe e zyrtarizoi Kosovën në UEFA dhe FIFA

Vokrri e identifikoi futbollin e suksesshëm shqiptar dhe e zyrtarizoi Kosovën në UEFA dhe FIFA

Mbarëshqiptaria ka humb një njeri që na identifikonte me sukses dhe na bënte Krenar me veprat e tija të vulosura.
 
Për legjendën flitej e përmendej sa herë që binte fjala për sportin dhe futbollin në ato odat e vjetra të viteve të 90-ta. Këtë emër e kam dëgjuar prej kur kam filluar të kuptoj, që Ne kemi një pjestar të zotin e të veçantë ashtu siç e kishte dhe e ka çdo Komb nga një të tillë.
 
Legjendën pata fatin ta takoj tre herë në jetë, dy herë ishte me mision dhe qëllim, që të SHËNOJ sukses me Kosovën dhe një herë të festuar bashkë me diasporën pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
 
Herën e parë ishte në Cyrih përpara se Kosova të pranohej në UEFA dhe ishte ishte Intervista e parë dhe e vetme më të, atë kohë për RTV Syri Blue.
 
Herën e dytë ishte në festën e organizuar nga diaspora shqiptare në Cyrih me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Si Gazetar i RadioValës dhe Albsport.ch pata zhvilluar deklaratën e dytë me Fadil Vokrrin, të parën pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
 
Hera e fundit ishte në Janar të këtij viti, në Lozanë gjatë hedhjes së shortit për ne Ligen e Kombeve.
 
Fadil Vokrri u nda nga kjo Botë, por të bëmat e tija janë të pakrahasueshme dhe unike, nuk ndahen asnjëherë me gjithë emrin e tij.
 
Ai e identifikoi futbollin e suksesshëm shqiptar në Ish Jugosllavi dhe së fundmi e zyrtarizoi futbollin shtetëror të Kosovë në shtëpitë e mëdha UEFA dhe FIFA.
 
Legjendë, Zoti të shpërbleftë për çdo mirësi dhe mundësi që i ofrove popullit tënd.
 
Ngushëllime familjes Vokrri dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
#FadilVokrri
 
Bern, më 9 Qershor 2018
Kasam Selimi
Gazetar, www.radiovala.com dhe albsport.ch

1,521 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Merkel jep mesazh mbështetës për Turqinë

Në deklaratën që ka bërë në lidhje me luhatjet në kursin valutor në Turqi kancelarja …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: