Home / Lajme / Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Basel, më 13 Qershor 2018

Të dielën e ardhshme, më 24 Qershor 2018, në qytetin e Bazelit, në organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit dhe Klubit të Futbollit Tetova nga Bazeli, do të zhvillohen garat për Kupën e Unionit, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Spektakli do të mbahet në Sportplatz Hörnli Bettingerweg 31, 4058 Basel.

Ky do të jetë edicioni i katër i Kupës së Unionit. Në vitin 2015, në Huttwil fitues doli FC Kosova e Cyrihut, në vitin 2016 finalja u luajt në Gjenevë ku fitues doli FC Prishtina e Bernit, të cilët e mbrojtën këtë Titull edhe në vitin 2017 në finalen e mbajtur në St. Gallen.

Personi për kontakt është Fatmir Osmani, Sekretar i UKSHFZ-së dhe Kryetar i FC Tetova Basel.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

5,350 total views, 122 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Albania e Cyrihut është Kampione dhe ngjitet në Ligen e 3-të, Faleminderit/Danke

Cyrih, më 17 Qershor 2018 FC Albania, ekipi shqiptar nga Cyrihu e ka mbyllur sezonin …

Lini një Përgjigje