Breaking News
Home / Lajme / Dorëhiqet kryetari i deritanishëm i FC Kosovës së Gjenevës, Selajdin Salihu

Dorëhiqet kryetari i deritanishëm i FC Kosovës së Gjenevës, Selajdin Salihu

Gjenevë, më 21 Qershor 2018

Ngjarjet e pahijshme që ndodhen në finalen e Kupës së Gjenevës, midis FC Kosovës dhe FC Veroix, kanë detyruar kryesinë aktuale për të sjellë vendime të dhimbshme.

Pasi u shua ekipi i dytë, vendimi i radhës është dorëheqja e kreytarit të deritanishëm të FC Kosovës, z. Selajdin Salihut, përcjellin Ekskluzivisht, RadioVala dhe Albsport.ch

Letra e dorëheqje e z. Selajdin Salihut

Leter Doreheqje!

Të dashur anëtarë të FC Kosova Gjenevë,

Të dashur miq sportiv,

Me keqardhje ju informojë për vendimin tim për të dhënë dorëheqjen si President i FC Kosova Gjenevë më 21.06.2018.

Nga ana ime, nuk ishte një vendim i lehtë për të marrë, sepse 4 vitet e fundit kanë qenë shumë frutëdhënëse, veçanërisht në aspektin sportiv poashtu edhe në kontaktet njerëzore. E kam bërë me dëshirë dhe sinqerit punën për Klubin, duke parë se si evoluan rezultatet tona dhe duke menaxhuar një ekip shumë të motivuar dhe të dedikuar për një klub që ka bërë progres të jashtëzakonshëm.

Disa suksese të klubit, qoftë në performancën e klubit, transferet e lojtarëve apo rritja e klubit nga 3 në 6 ekipe por edhe permisimi i diciplines janë rezultatet që ne të gjithë i kemi arritur së bashku duke tejkaluar të gjitha sfidat dhe të gjitha vështirësitë.

Pas ngjarjeve të mjerueshme që ndodhën gjatë finales në ndeshjen e ligës së 4-të të Geneva League mes FC Versoix dhe FC Kosova një pjesë të përgjegjësisë e ndjej mbi supet e mia. Ndaj, kam ardhur në përfundim se dorëheqja ime është zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Qëllimi im nuk është t’ju shqetësoj me këtë njoftim, por shpresoj se ju do të pranoni keqardhjen time të sinqertë.

Shpreh të gjithë mirënjohjen time për bashkëpunimin tonë të suksesshëm, për lojtarët për angazhimin e tyre, ndaj sponsorëve për mbështetjen e tyre, për tifozët për mbështetjen e tyre, për anëtarët e komitetit dhe të gjithë anëtarët e FC Kosovës Gjenevë të cilët kanë kryer punë të vyera, në mënyrë vullnetare dhe me admirim.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj, ju lutem të pranoni, anëtarë të dashur, shprehjen e sinqeritetit dhe konsideratën time të lartë.

Selajdin Salihu

Gjenevë më 21.06.2018

1,630 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: