Breaking News
Home / Lajme / Samir Idrizi, me FC Tetovën e Cyrihut synojmë mbetjen në lige (Video)

Samir Idrizi, me FC Tetovën e Cyrihut synojmë mbetjen në lige (Video)

 

Cyrih, më Korrik 2018

FC Tetova e Cyrihut tanimë ka objektiv të qartë për sezonin e ri futbollistik që do të nis në vjeshtë.

Trajneri i FC Tetovës, Samir Idrizi në një prononcim ekskluziv për RadioVala dhe Albsport.ch, deklaron se objektiv për sezonin e ri që e pret e kanë mbijetesën, por edhe çdo rezultat tjetër më i mirë është i mirëseardhur. Ai thotë se nga klubi do të largohen disa futbollistë cilësor, mirëpo po punohet që ekipi të forcohet me prurje të reja.

FC Tetova e përfundoi sezonin e shtatë të garave në Ligen e Cyrihut. Sezoni 2017/18 në Ligen e 3-të, konsiderohet i suksesshëm, për faktin se ishte sezoni i parë në këtë lige. Në sezonin e kaluar u arrit objektivi që klubi të mbijeton në ligen “e re”.

Për herë të parë FC Tetova në ligen e Cyrihut ka filluar të garoj në sezonin 2011/12. Prej atëherë klubi dy herë ka shënuar ngritje në liga më lartë, nga e pesta në të katërtën dhe dy sezone më parë nge e katërta në të tretën.

Për më tepër, ndiqeni video intervistën me trajnerin e FC Tetovës, Samir Idrizin.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch.ch

4,731 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: