Breaking News
Home / Lajme / Sezoni 2017/18 me sukses të dyfishtë për FC Albanian e Cyrihut (Video)

Sezoni 2017/18 me sukses të dyfishtë për FC Albanian e Cyrihut (Video)

Cyrih, më 5 Korrik 2018

FC Albania e Cyrihut është klubi i vetëm shqiptarë në Zvicër, që sezonin 2017/18 e mbylli me sukses të dyfishtë, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Pas arritjes së suksesi, ngjitjes në ligen e 3-të të Cyrihut, FC Albania në fund të sezonit, e fitoi edhe Kupën e Unionit në Zvicër, garë që zhvillohet midis ekipeve shqiptare.

Trajneri Shpend Latifi, shpreh kënaqësinë për arritjen e dyfishtë në sezon. Në prononcimin ekskluziv për RadioVala dhe Albsport.ch, Latifi thotë se me të njëjtin përkushtim do të punohet edhe në sezonin e ri, në ligen e 3-të.

FC Albania e Cyrihut është vazhdimësi e FC Flamurtarit, një nga klubet e para shqiptare që themeluar në vitin 1986.

Për më tepër, ndiqeni video deklaratën e trajnerit, Shpend Latifi.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

 

Sezoni 2017/18 me sukses të dyfishtë për FC Albanian e Cyrihut (Video)

 

4,468 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

KF Dardania e St. Gallenit ruan pozitat tradicionale

  E Premte, 9 Nëntor 2018 – 17:00   Për tre sezone sa KF Dardania …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: