Breaking News
Home / Lajme / Federata Zvicerane për futbollistët me dy nënshtetësi: Janë dsikutuar ide të ndryshme, nuk është sjell Vendim  

Federata Zvicerane për futbollistët me dy nënshtetësi: Janë dsikutuar ide të ndryshme, nuk është sjell Vendim  

Bern, më 7 Korrik 2018

Federata e Futbollit të Zvicrës me një Komunikatë dhjetë pikëshe ka sqaruar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj federate Alex Miescherit, për idenë për futbollistët me dy nënshtetësi, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Nga FZF-ja (SFV) nuk është folur kjo çështje ndonjëherë dhe se Sekretari ka pasur një bisedë njëorëshe me gazetarët e NZZ dhe 20 minuta pas ndeshjeve të grupit.

“FZF shpreh keqardhje që është krijuar përshtypja që ai është kundër shtetasve të dyfishtë,

dhe më shumë nacionalieteve. Fedrata qëndron pas futbollistëve dhe futbollisteve, sidomos pas atyre që janë kthyer nga Rusia dhe se gjithmonë i ka mbrojtur kur ka pasur debate për identifiikimin e tyre. Interesi i FZF-së është se si më mirë t’i mbrojmë lojtarët tanë nga ngjarje si ajo e 22 Qershorit kundër Serbisë, dhe si të jemi edhe më shumë të shqetësuar për futbollistin e ri me kombësi të shumfishtë, pas financimit me kosto të lartë të luaj vetëm për ekipin A Kombëtar të Zvicrës”, thuhet në komunikatën e FZF-së.

Në Komunikatë mëtej thuhet se në FZF (SFA) për vite më radhë janë diskutuar ide të ndryshme.

“Janë diskutuar ide të ndryshme se si të përshtaten rregulloret të FIFA-s ose për idetë për tu obliguar/detyruar lojtarët në një fazë më të hershme për tu bërë pjesë e nivelit të kombëtares (për shembull duke i kontraktuar ose për të hequr dorë nga  kombësitë/shtetësitë e shumta gjatë rekrutimit ose marrjes pjesë në programet e FZF-së për futbollistë të rinj. Vendim Akeduat nuk është sjellë. FZF-ja do ti shoqëron edhe më mirë futbollistët që me U ekipet me Zvicrën edhe tituj të fitojnë, por pastaj me 22 vjet nuk duhet të ekspozohen ndaj presionit të konsiderueshëm, se ata duhet të luajnë për një vend tjetër dhe ndoshta kundër Zvicrës.

FZF-ja edhe mëtej nuk dëshiron ta neglizhojë promovimin dhe trajnimin e futbollistëve të rinj që nuk kanë një atdhe të dytë për ta zgjedhur”, vijon komunikata e federatës zvicerane të futbollit.

“Në thelb, FZF-ja dëshiron një trajtim të drejt dhe të respektueshëm të futbollistëve dhe futbollisteve kombëtar dhe më pak fotografim bardh e zi, që është: shumë lëvdatë, nëse ata luajnë me sukses, por edhe Akuzë për mungesë të identifikimit, nëse nuk punon sipas dëshirës. FZF-ja vazhdon ta promovojë integrimin dhe përfshirjen në të gjitha nivelet”, thuhet në fund të komunikatës së Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Kundër idesë dhe deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të FZF-së, Alex Miescherit, mbrëmë kishte reaguar edhe Granit Xhaka i cili tha se komentet e Miescherit janë të kohës së gurit dhe se kjo është në adresë të tij dhe të futbollistëve me dy nënshtetësi.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

3,505 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

KF Dardania e St. Gallenit ruan pozitat tradicionale

  E Premte, 9 Nëntor 2018 – 17:00   Për tre sezone sa KF Dardania …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: