Home / Lajme / Reagon Xhaka ndaj Sekretarit të FZF-së: Komentet e kohës së gurit kanë krijuar zhgënjim, janë në adresën time

Reagon Xhaka ndaj Sekretarit të FZF-së: Komentet e kohës së gurit kanë krijuar zhgënjim, janë në adresën time

Zvicër, më 8 Korrik 2018

Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Alex Miecher për futbollistët me shtetësi të dyfishtë, ka reaguar mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka i cili ka theksuar se megjithatë kjo shkon në adresën e tij dhe të lojtarëve me dy nënshtetësi, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë, me Zvicrën në kufi të shkoj. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të disa lojtarëve tjerë me dy nënshtetësi. Për mua dhe sigurisht edhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë komentin e Alex Miecher. Me këtë përpjekje të panevojshme, ai ka krijuar urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Alexi komentet e tija i ka të kohës së gurit dhe i ka për qëllim/synim zviceranët me shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Granit Xhaka në deklaratën për SDA/Keystone.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Foto: Granit Xhaka Facebook

 

4,342 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kur FC Kosova e Cyrihut kishte nevojë, Enver Osmani u rikthye dhe mbajti në Ligen e Parë të Zvicrës (Video)

Cyrih, më 10 Korrik 2018 Një vit më parë u bë e ditur se Enver …

Lini një Përgjigje