Breaking News
Home / Lajme / Kur FC Kosova e Cyrihut kishte nevojë, Enver Osmani u rikthye dhe mbajti në Ligen e Parë të Zvicrës (Video)

Kur FC Kosova e Cyrihut kishte nevojë, Enver Osmani u rikthye dhe mbajti në Ligen e Parë të Zvicrës (Video)

Cyrih, më 10 Korrik 2018

Një vit më parë u bë e ditur se Enver Osmani është larguar nga të gjitha pozitat në Klubin e Futbollit FC Kosova e Cyrihut, pas më shumë se dhjetë vite që i kishte kaluar në këtë klub.

Edhe pse e kishte konsideruar si kohë të mirë për ta përfunduar këtë kapitull të jetës, kur ishte e nevojës dhe koha e duhur për ti dhënë ndihmën FC Kosovës, Enver Osmani u rikthye sërish, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Duke e ditur kapacitetin, përvojën dhe njohjen që e ka Enver Osmani për klubin, drejtuesit e skuadrës nuk rrezikuan më shumë, mbijetesën e FC Kosovës në Ligen e parë të Zvicrës ia besuan sërish Enverit. Ai ia doli, FC Kosova edhe në sezonin 2017/18 do të garoj në Ligen e parë të Zvicrës.

Në një prononcim për RadioVala dhe Albsport.ch, trajneri Enver Osmani tha se ekipi ishte në një periudhë shumë kritike. Njohja që e kam me ekipin thotë Osmani, ka qenë edhe kriteri për ta rikthyer atë në krye të FC Kosovës.

Për sa i përket sezonit të ri që do të nis nga muaji i Gusht, Osmani thotë se objektivi do të jetë kreu i tabelës, në vendet ku ekipi mund të garoj për një ligë më lartë.

Enver Osmani për herë të parë në FC Kosovë është inkuadruar kur ekipi garonte në ligen e tretë të Cyrihut dhe prej atëherë kjo skuadër ka shënuar ngritje deri këtu ku është.

Për më tepër, ndiqeni video deklaratën e trajnerit të FC Kosovës, Enver Osmani të dhënë për RadioVala dhe Albsport.ch.

 

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

3,583 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

KF Dardania e St. Gallenit ruan pozitat tradicionale

  E Premte, 9 Nëntor 2018 – 17:00   Për tre sezone sa KF Dardania …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: