Home / Lajme / Në sezonin 2017/18 në Zvicër garuan 26 ekipe shqiptare të futbollit

Në sezonin 2017/18 në Zvicër garuan 26 ekipe shqiptare të futbollit

Bern, më 14 Korrik 2018

RadioVala.com dhe Albsport.ch edhe këtë vit për lexuesit dhe ndjekësit e saj, ka përgatitur një raport më të zgjeruar për klubet shqiptare të futbollit që garojnë në Zvicër, sidomos për sezonin e shkuar, 2017/18.

Në trembëdhjetë Asociacione Rajonale të Futbollit që funksionojnë në Zvicër, shqiptarët me klubet e tyre garojnë në 9-të prej tyre, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Në sezonin e kaluar gjithsejtë kanë garuar 26 ekipe shqiptare në Zvicër, 23 si klube të pavarura edhe me emra shqip dhe 3 që veprojnë në kuadër të klubeve zvicerane, e që presin sezoneve të ardhshme të pavarësohen.

Në Asociacionin e Futbollit të Bern/Jurës janë: FC Prishtina, FC Ilirida, FC Shqiponja, FC Besa Biel/Bienne, FC Diaspora dhe FC Rilindja edhe pse ka qenë në grupin e 7-të të Liges së 4-të, nuk ka luajtur asnjë ndeshje në sezonin 2017/18.

Në Asociacionin e Futbollit të Cyrihut janë: FC Kosova, FC Tetova, FC Besa e Wintherturit dhe FC Albania, FC Bashkimi Siebnen dhe FC Newborni.

Në Asociacionin e Futbollit të Zvicrës Lindore janë: FC Besa St. Gallen, KF Dardania e St.Gallenit dhe KF Labinoti Amrswil dhe FC Bashkimi 99 i Flumsit.

Në Asociacionin e Futbollit të Zvicrës Veriperëndimore janë: FC Dardania e Baselit dhe FC Tetova e Baselit.

Në Asociacionin e Futbollit të Vaudit janë: FC Dardania e Lozanës, FC Bashkim i Veveyit dhe FC Iliria e Payernit.

Në Asociacionin e Futbollit të Aargaut janë: FC Eagles Aarau, KF Liria Aarau dhe FC Albaholderbank

Në Asociacionin e Futbollit të Gjenevës është vetëm FC Kosova.

Në Asociacionin e Futbollit të Neuchatelit është vetëm FC Kosova e Neuchatelit.

Në Asociacionin e Futbollit të Solothurnit është vetëm FC Iliria.

 

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

 

 

1,294 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: