Breaking News
Home / Lajme / Valmir Perzhaku, KikBoksieri që ec rrugës së Sefer Seferit

Valmir Perzhaku, KikBoksieri që ec rrugës së Sefer Seferit

Bern, më 15 Korrik 2018

Sportisti i radhës që ua prezantojmë është Valmir Perzhaku. Është KikBoksier, 26 vjeçar me prejardhje nga Prizreni që jeton dhe vepron në Bern të Zvicrës.

Me KikBoks ka filluar për herë të parë përpara katër vitesh, te klubi i Vëllezërve Nuri Sefer dhe Seferi në Burgdorf.

Ndeshjen e parë e ka zhvilluar në vitin 2016. Deri më tani ka zhvilluar tre luftra, të gjitha me fitore, dy me nokaut.

Në një prononcim Ekskluziv pë RadioVala.com dhe Albsport.ch, Valmir Perzhaku thotë se trajnerin e tij, Sefer Seferi e admiron dhe se e ka ndihmesë të madhe në rrugën e tij.

“Me Kickbox kam filluar para katër viteve te Sefer Seferi, që e kam pas gjith si idol dhe shumë më ka ndimu në rrugen time. E falënderoj shumë edhe për punen e t’i që e bën e qe me jep gjithmonë forcë e vullnet. Si ashtu edhe Nurin Seferin dhe Ademi Brothers”, thotë Valmir Perzhaku.

Ndeshja e tij e fundit ishte kundër zviceranit, Nicolad Bächler, në Qershor.

“Ke nje gare shumë e mirë dhe organizim i mirë, jemi pergaditur super. E falënedoroj shumë Bacin Sefer per punen e ti qe e ka bo. Jam krenar qe e kam trainer. Gëzohem shumë per fitoren me KO në raundin e parë”, shprehet KikBoksier, Valmir Perzhaku, duke falënderuar edhe familjen për mbështetjen, por edhe dy boksierët e rinj, Hadis dhe Festim Ademin.

@Kasam Selimi@RadioVala @Albsport.ch

1,149 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: