Breaking News
Home / Lajme / FC Ilirida e Bernit me ndryshime rrënjësore, synon rikthimin në Ligen e 3-të (Foto)

FC Ilirida e Bernit me ndryshime rrënjësore, synon rikthimin në Ligen e 3-të (Foto)

Bern, më 18 Korrik 2018

FC Ilirida, klubi shqiptar nga Berni, në fillim të sezonit të shkuar 2017/18, i printe kreut të tabelës në Ligen e 3-të të Bern-Jurës, por në fund, klubi u përshëndet nga kjo Lige.

Për të rikthyer klubin aty edhe ku ishte, kryetari Murat Lena menjëherë pas përfundimit të sezonit, ka bërë ndryshime të rrënjësore, si në kryes poashtu edhe në ekip, përcjellin RadioVala.com dhe Albsport.ch.

“Kemi bërë revolucion shumë ndryshime, klubi ka një kryesi komplet të re. Kemi prurje të reja edhe në skuadër. Janë angazhuar 9-të lojtarë të rinj, më i vjetri i moshës 20-të vjeçare, ndërkaq kemi larguar gjashtë lojtarë nga përbërja e kaluar. Do vazhdojmë me prurjet dhe freskimet në ekip. Qëllimi kryesor i gjithëve është ekipin ta ngjitim sërish në Ligen e 3-të”, tha Murat Lena, kryetari i FC Iliridës, në deklaratën Ekskluzive për RadioVala.com dhe Albsport.ch.

Stërvitjen e parë ekipi i trajnerit, Astrit Murishi pas sezonit të pushimeve do ta zhvilloje me 7 Gusht.

@Kasam Selimi @RadioVala.com @Albsport.ch

545 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: