Breaking News
Home / Lajme / Fatih Ismaili i bashkohet KF Gostivarit

Fatih Ismaili i bashkohet KF Gostivarit

Fatih Ismaili sezonin e ri futbollistik do të luaj te Gostivari në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, futbollisti i talentuar shkupjan te Gostivari do të luaj në formë huazimi për një vit, ndërsa me siguri se trajneri Mensur Jakupi me angazhimin e tij ka përfituar në pjesën ofenzive.

Ismaili është një futbollist që ka dalë nga shkolla e futbollit të FC Shkupit, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me EuroMilkun dhe Vëllazërimin e Kërçovës.

21-vjeçari Ismaili ishte pjesë e “bardhekaltërve” nga Çairi edhe në dy ndeshjet eliminatore të Liga Europa kundër Gllazgou Renxhers, kur në ndeshjen e kthimit në Shkup në minutat e fundit të takimit morri besimin e trajnerit Zekirja Ramadani. (infOSport.mk)

367 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: