Breaking News
Home / Lajme / Besart Ibraimi mysafir i Fatmir Deharit në komunën e Kërçovës

Besart Ibraimi mysafir i Fatmir Deharit në komunën e Kërçovës

Me kënaqësi dhe në një takim miqësor, sot në ambientet e Komunës së Kërçovës prita futbollistin e KF “ Shkëndija “, kërçovarin me famë ndërkombëtare Besart Ibraimi i cili me vrullin e tij në fushën e gjelbërt na bënë të ndjehemi krenar. Që nga hapat e para që i filloi si futbvollist i KF “ Vëllazërimi “, vërehej talenti i tij për të arritur në majat e futbollit vendor dhe botëror.
Biseduam për arritjet, suksesin dhe vizionet e KF “ Shkëndija “, si dhe për karrierën e begatë të lojatrit më të spikatur të këtij klubi, Besart Ibraimit.
Shpresoj dhe kam bindjen se ky djalosh i përgatitur edhe më tej do të korri suksese duke u rradhitur te futbollistët më të mirë botëror.
Suksese dhe le ta prijë e mbara.

1,612 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër (6) të ftuar drejtuesit e UKSHFZ-së

Kryetari dhe Nënkryetari i Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demoli dhe …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: