Breaking News
Home / Lajme / Braziliani Vinicius Jr. zbret në “Bernabeu”, i pranishëm edhe Fenomeni Ronaldo

Braziliani Vinicius Jr. zbret në “Bernabeu”, i pranishëm edhe Fenomeni Ronaldo

Legjenda e futbollit brazilian, i cili është shumë i dashuruar nga miliona tifoz të futbollit ane mbanë Botës, Ronaldo, ka habitur gazetarët kur u paraqit sot në “Santiago Bernabeu” gjatë prezantimit të bashkëpatriotit të tij, Vinicius Zhunior nga ana e drejtuesve të Realit të Madridit.

Sulmuesi 18-vjeçar kishte arritur marrëveshje me “mbretërit” që një vit më parë, mirëpo vetëm tani ka mundur ti bashkohet skuadrës kampione të Europës.

“Kisha mundësinë të zgjedh mes klubeve të mëdha dhe zgjodha klubin më të madh” – tha Vinicius.

“Kjo është mundësia më e madhe, që një futbollist mund ta ketë para vetes. Do të jap më të mirën që të dëshmojë se e meritoj këtë që më është ofruar. Në moshën 18-vjeçare jam pjesë e klubit më të madh në Botë. E di që do më duhet kohë që të përshtatem dhe se nuk do e kem të lehtë, mirëpo unë jam i gatshëm. Ne jemi Real Madridi dhe gjithnjë duam më shumë” – tha talenti brazilian, për shërbimet e të cilit Reali kishte paguar 45 milion euro.

Sulmuesi kishte veshur një fanellë pa numër, pasi ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e ekipit të parë, apo ndoshta edhe do të huazohet në ndonjë klub tjetër.
mijëra tifoz kishin ardhur për të parë nga afër në “Bernabeu” brazilianin e ri, i cili gjatë prezantimit të tij puthi emblemën e Realit, duke treguar më pas edhe disa aftësi personale teknike.

591 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: