Breaking News
Home / Lajme / Chelsea pranon ofertën, Hazard te Real Madridi për 190 milionë euro?!

Chelsea pranon ofertën, Hazard te Real Madridi për 190 milionë euro?!

Eden Hazard pritet të bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit, raportojnë mediat franceze.

Gjiganti spanjoll ka liruar Cristiano Ronaldon, i cili është transferuar te Juventusi para disa ditësh për një shifër prej 112 milionë eurosh.

Kështu, drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu janë hedhur në sulm për të gjetur shpejt zëvendësuesin e yllit portugez.

Real Madridi është i interesuar për sigurimin e yllit të Chelseat, Hazard si zëvendësues i Ronaldos, por edhe shërbimet e portierit belg Thibaut Courtois.

Por, sipas mediave në Francë, Mbretërit kanë rënë dakord për një marrëveshje e cila përfshin vetëm mesfushorin-sulmues.

Sipas mediumit francez Le10Sport, Blutë dhe Los Blancos kanë rënë dakord për një shifër prej 170 milionë funteve apo 190 milionë eurove për Hazardin. (Burimi:Telegrafi)

706 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: