Breaking News
Home / Kulturë / Hapet Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2018 në Tetovë

Hapet Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2018 në Tetovë

  • SEKRETARI AZIRI BËRI HAPJEN ZYRTARE TË KOLONISË NDËRKOMBËTARE ARTISTIKE

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës z. Valmir Aziri bëri hapjen e edicionit të nëntë me radhë të Kolonisë Ndërkombëtare Artsitike 2018.
Ky eveniment organizohet nga Galeria e Arteve Pamore në Tetovë dhe tani më në mënyrë tradicionale mbahet në Kodrën e Diellit, ku bukuritë e këtij vendi janë edhe inspirim për krijimtarinë artsitike.
Qëllimi i një evenimenti të tillë është që të tubojë artistë nga shtete të ndryshme, në mënyrë që të krijojnë vepra unike përmes shkëmbimit të eksperiencave, ideve dhe teknikave të ndryshme të punës. Ky vitë mblodhi gjithësej 18 artistë nisur nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina , Turqia , Italia dhe Suedia .
Gjatë këtyre ditëve artistët pjesëmarrës në koloninë artistike do të pikturojnë nga tre vepra me motive dhe teknika të ndryshme pikturimi të cilat do të ekspozohen më datë

21.07.2018 ( e shtunë) në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë.

500 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: