Breaking News
Home / Lajme / Maqedonia dhe Mali i Zi, grupe pune për në BE e NATO

Maqedonia dhe Mali i Zi, grupe pune për në BE e NATO

Maqedonia dhe Mali i Zi do të formojnë grupe pune me qëllim që vendi t’i shfrytëzojë përvojat pozitive nga Podgorica në periudhën e bisedimeve aderuese për në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në tryezë me Bashkimin Evropian, vendi fillimisht duhet të hapë kapitullin 24 që ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, që në pjesën më të madhe janë në kompetencë të ministrive të brendshme.

Në këtë pjesë, është shumë e rëndësishme mbështetja nga ministri, për të na ndihmuar që bashkë t’i realizojmë këto hapa që kanë të bëjmë me bisedimet aderuese në kapitullin 24 – tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Ministri malazez, i cili ishte për vizitë pune në Ohër, u shpreh se Maqedonia do të përfitojë shumë nga anëtarësimi në NATO. Pasi Mali i Zi u bë anëtar me të drejta të plota, dukshëm është rritur klima investuese, shtoi ai.

Nëse nuk keni siguri, atëherë askush nuk do të dëshirojë që të investojë dhe të ndërtojë dhe vendi për këtë shkak nuk do të mund të përparojë. Ne kemi rritje edhe të numrit të turistëve që vijnë në vendin tonë. Vitin e kaluar kishim 2 milionë turistë ndërsa këtë vit presim numri të rritet në 3 milionë – deklaroi Mevludin Nuhoxhiq- ministër i Brendshëm i Malit të Zi.

Në rrugën drejt integrimeve evropiane, Mali i Zi deri më tani ka hapur 31 kapituj në bisedimet me BE, nga gjithsej 35 kapituj. Ndërkohë dy ministrat në Ohër firmosën marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

877 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: