Breaking News
Home / Lajme / Në rajonin planorë Lindor do të financohen 11 projekte të reja

Në rajonin planorë Lindor do të financohen 11 projekte të reja

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu në mbledhjen të Këshillit për zhvillimin e rajonit Lindor: Ministria nga buxheti financon 11 projekte në rajonin e Lindor në vlerë prej 34 milion denarë, ndërsa me mjete nga BE-ja do të financohet edhe në tetë rajone planore dhe në 30 komuna me vlerë prej 1 milion euro.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot në Berovë u takua me kryetarin e Zvonko Pekevski ndërsa morri pjesë edhe në seancën e Këshillit për zhvillim të rajonit Lindor.

Në prani të kryetarit të Këshillit, njëherit kryetar i komunës së Koçanit, Nikolço Ilijev, dhe anëtarë të tjerë, kryetarë të komunave të rajonit Lindor, ministri Fazliu tha se bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror është në interes të të dyja palëve, veçanërisht në interes të qytetarëve në zgjidhjen e çështjeve të tyre prioritare.

Ministri gjithashtu theksoi mbështetjen e donatorëve që momentalisht përfshihen në fushën e qeverisjes lokale dhe zhvillimin rajonal e që realizohet nëpërmjet dy projekteve të mëdha të Ministrisë për vetëqeverisje lokale.

Këtë vit, fondet për zhvillimin e balancuar rajonal u rritën me më shumë se 50%. Në Rajonin planorë Lindor, me 34 milionë denarë, financohen 11 projekte të reja, të cilat si prioritet propozohen nga autoritetet lokale në konsultim me qytetarët. Në kuadër të projektit “Përmirësimi i menaxhimit komunal”, i financuar nga BE-ja arrin 2.4 milionë euro, do të realizohen tetë projekte në tetë rajone planore, kurse në fazën e dytë do të financohen projekte edhe në 30 komuna, që arrin në mbi 1 milion euro, tha ministri Fazliu, i cili i shprehu mirënjohje UNDP-së për mbështetjen në procesit e implementimit. Qëllimi ynë është të nxisim zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve në zonat më pak të zhvilluara, dhe veçanërisht në zonat rurale, tha Fazliu.

Ministri Fazliu u kërkoi kryetarëve të komunave që të paraqesin propozimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e procesit të financimit dhe realizimin e projekteve për vitin e ardhshëm.

Tani është momenti i duhur për shkak se Projekti për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për zhvillim të barabartë rajonal, do të intervenohet edhe në kornizën normative për të përmirësuar atë. Sigurisht se ajo do të bëhet përmes një procesi të gjerë konsultativ, por duhet të përdorim çdo mundësi për komunikim dhe koordinim të ndërsjellë për të menaxhuar më mirë burimet financiare që janë në dispozicion për të siguruar efekte më të mëdha, tha Fazliu i cili theksoi se me rëndësi është forcimin e kapaciteteve institucionale pasi që përpjekjet për t’u integruar në Bashkimin Evropian pasqyrohen përmes kapaciteteve për shfrytëzimin e fondeve të BE-së dhe gatishmërinë për të qenë segment i barabartë i politikës rajonale të Bashkimit Evropian, ka thënë Fazliu.(Burimi:Aktuale.mk

907 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: