Breaking News
Home / Lajme / Personat të cilët nuk posedojnë shtetësi të RM- së,duhet të paraqiten në polici gjatë 48 orëve!

Personat të cilët nuk posedojnë shtetësi të RM- së,duhet të paraqiten në polici gjatë 48 orëve!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjithë personat të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë, në afat prej 48 orësh detyrohen ta paraqesin qëndrimin e tyre në stacion policor. Sipas Ligjit, personat të cilët iu sigurojnë qëndrim me pagesë personave që vijnë nga jashtë vendi duhet që qëndrimin e tyre ta paraqesin në ministrinë e Brendshme në afat prej 12 orësh nga momenti i dhënies së shërbimit. Personat të cilët posedojnë dy shtetësi, edhe atë Maqedonase edhe një të huaj nuk janë të detyruar që të paraqiten për qëndrim, ndërkaq derisa hyjnë në territorin e Maqedonisë me pasaportë të huaj obligohen që të lajmërohen në stacion policor në afat prej 48 orësh nga momenti i depërtimit brenda kufijve.

595 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: