Breaking News
Home / Lajme / Ujkani largohet nga futbolli Italian, transferohet te Rizespori në Turqi

Ujkani largohet nga futbolli Italian, transferohet te Rizespori në Turqi

Pas 11 viteve karrierë, Samir Ujkani largohet nga futbolli italian.

Portieri nga Kosova karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit turk tek skuadra e Rizesporit.
Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit turk, Rizespor kishte këmbëngulur për transferimin e Ujkanit.
E pas disa javëve negociatave marrëveshja mes palëve është arritur.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin e njohur turk.
Ujkani është prezantuar me fanellë të Riezsporit dhe iu ka bashkuar skuadrës në stërvitje.

Tek Rizespori kapiteni i Kosovës nuk do të jetë shqiptari i vetëm.
Pjesë e klubit turk është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ujkani ka bërë karrierë të gjatë në futbollin italian, ku ishte pjesë e skuadrave të njohura si Palermo, Chievo, Genoa, Novara, ndërsa së fundmi ishte tek Pisa, Latina dhe Cremonese. (Burimi:Telegrafi)

486 total views, 2 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Sonte në Sportin Shqiptar në Zvicër, flet ish futbollisti Milaim Rama

E Hënë, me 23 Dhjetor 2019 Emisionin radhës, të dytin, SPORTI SHQIPTAR NË ZVICËR, do …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: