Breaking News
Home / Lajme / VAZHDON ME AKUZA DEBATI PËR KODIN ZGJEDHOR, VMRO-ja: SHKELET KUSHTETUA, LSDM-ja: JU BLLOKONI KUVENDIN

VAZHDON ME AKUZA DEBATI PËR KODIN ZGJEDHOR, VMRO-ja: SHKELET KUSHTETUA, LSDM-ja: JU BLLOKONI KUVENDIN

Atmosferë e tensionuar, nervozë dhe pauza të shpeshta. Kështu e ka vazhduar ditën e dytë të punës, Komisoni për Çështje Evropiane ku diskutohen amendamentet e opozitës për propozim ndryshimet e Qeverisë për Kodin Zgjedhor. Pushteti akuzoi opozitën se me qëllim i bllokon proceset reformuese dhe referendumin në vend për të kërkuar amnisti për kolegët e tyre.

“Qëllimi i këtij ligji është debllokim i procesit politik në Maqedoni. Mjaft ishim peng i një grupit politik, grup i cili vazhdimisht bllokon. Pse kolegët e VMRO-DPMNE-së nuk duan dialog politik, pse nuk duan debat për këtë ligj, tha deputeti i LSDM-së“, Petar Atanasov.

Kryetari i Komisionit Artan Grubi, njoftoi se mbi 400 amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet e Kodit zgjedhor janë arkivuar dhe janë përkthyer. Grubi disa herë ka mbyllur seancën për mos respektim të rregullores nga deputet.

Propozim-ndryshimet po cilësohen si skandaloze nga opozita dhe jo në përputhje me legjislaturën evropiane prandaj nuk e konsiderojnë të arsyeshme që ata të etiketohen me yllin e BE-së.

“Propozimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor e dha qeveria me shpjegim dhe duke u thirrur në Komisionin e Venecies, ku ky komision dha mendim për Ligjin për prokuror publik dhe për gjykatës. Diçka që nuk ka lidhje me KSHZ-në tek ne por me atë të Malit të Zi. Përsëri kemi keqpërdorim të flamurit evropian për çdo gjë, për ligje që nuk janë me rëndësi thelbësore për qytetarët vetëm që për tre ditë të kalohen shumë ndryshime ligjore që janë thelbësore dhe të rëndësishme për qytetarët, në këtë Kuvend“, deklaroi Zhaklina Peshevska, deputete nga radhët e LSDM-së.

Me ndryshimet në kodin zgjedhor, do të hapet rruga për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së dhe mbajtjen e referendumit, pohon shumica parlamentare.

“Ky ligj propozohet nga ana e Qeverisë, në mënyrë që të debllokohet procesi i realizimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Greqinë dhe të debllokohet formimi i institucioneve të cilët duhet ta zbatojnë këtë marrëveshje e para nga këto është komisioni shtetëror zgjedhor, i cili duhet të themelohet të konstatohet dhe të zbatoj referendumin i cili është propozim zgjedhor i LSDM dhe VMRO-DPMNE në lidhje me çështjen emrit” deklaroi Artan Grubi.

Opozita kërkon që diskutimi për propozim ligjin e Qeverisë për ndryshimin e Kodit zgjedhor të diskutohet në Komisionin për sistem politik. Debati mbi ndryshimet, sipas Rregullores së Punës, duhet të përfundojë sot në mesnatë, dhe në ditët në vijim, Parlamenti pritet të miratojë ndryshimet, e ndjekur nga procedura për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ.(Burimi:tv21)

878 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: