Breaking News
Home / Lajme / Digjet vetura e stilistit Armend Ramadani

Digjet vetura e stilistit Armend Ramadani

Mbrëmë rreth orës dy pas mesnate stilisti i njohur nga Shkupi, Armend Ramadani, ka gjetur veturën e tij të tipit Opel Antara Jeep të djegur. Ai thotë se gjatë asaj kohe ishte në gjumë ndërsa fqinjët e kishin njoftuar për djegien e veturës. Ramadani shtoi se kur ka arritur në vendin ku ishte e parkuar vetura, ajo veçmë ishte djegur e gjitha. Armendi potencoi se kohë më parë dikush kishte tentuar t’ia vente flakën edhe sallonit në të cilin i punon. Policia ka inspektuar vendin e ngjarjes dhe kanë marrë makinën për hetim.

“Nuk ka gjë më të keqe që të zgjohesh në ora dy të mëngjesit ta shohësh veturën duke u djegur. Atë veturë unë e di si e kam blerë, nuk e kam blerë duke punuar rrugëve të këqija, unë punoj 15 orë në ditë, mundohem t’i shërbej këtij populli. Ky është një apel për të gjithë organet të cilët duhet ta respektojnë këtë popull sepse në fund të fundit ne jemi ato që juve ju mbajmë. Këtë rast nuk e meritova këtë që më ka ndodhur, edhe pse pata edhe një rast tjetër. Mendoj që organet duhet ta mbarojnë këtë punë sa më shpejtë – deklaroi Armend Ramadani, stilist .(Burimi:Alsat-M)

1,427 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: