Breaking News
Home / Lajme / Mirela Jakupi futbollistja e parë shqiptare që transferohet te FC Servette, ekipi i femrave

Mirela Jakupi futbollistja e parë shqiptare që transferohet te FC Servette, ekipi i femrave

Gjenevë, me 22 Korrik 2018

Mirela Jakupi është bërë futbollistja e parë shqiptare në radhët e klubit të femrave Servette të Gjenevës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Sulmuesja 18-të vjeçare që luan për përfaqësuesen e Kosovës, karrierën e ka nisur te FC Aire-le-Lignoni në Gjenevë.

“Dëshiroj të falënderoj klubin tim të parë që bëri mua të evoluoj shumë. Ka qenë kënaqësi t’i shpenzoj këto vite me gjithë këta njerëz të mrekullueshëm dhe edukator”, ka deklaruar Mirela Jakupi pas kalimit në ekipin e parë të FC Servettes.

Në ekipin e FC Servettes e mirëpresin angazhimin e Mirela Jakupit, duke i dëshiruar asaj suksese në aventurën e re.

FC Servette garon në Ligen e parë të futbollit për femra në Zvicër.

@Kasam Selimi @RadioVala.com @Albsbsport.ch

 3,379 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: