Breaking News
Home / Lajme / Asistojnë Domgjoni dhe Aliu në fitoren e Zürichut, debuton Hekuran Kryeziu (Video)

Asistojnë Domgjoni dhe Aliu në fitoren e Zürichut, debuton Hekuran Kryeziu (Video)

Cyrih, më 22 Korrik 2018

FC Zürichu e ka nisur kampionatin zviceran me një fitore minimale 2:1, kundër FC Thunit.

Meritorët e fitores janë dy futbollistët shqiptarë, Izer Aliu dhe Toni Domgjoni të cilët asistuan për golat e triumfit.

Ndeshjen e parë me fanellën e FC Zürichut e zhvilloi edhe mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Për ekipin e FC Zürichut në takimin e parë të kampionatit 2018/19 luajtën katër futbollistë shqiptarë, mbrojtësi, Hekuran Kryeziu, mesfushorët, Toni Domgjoni, Izer Aliu dhe Hekuran Kryeziu.

Benjamin Kololli nuk ishte në ekip pasi vetëm një ditë më parë i’u bashkua ekipit të FC Zürichut nga FC Laussane-Sporti.

@Kasam Selimi @radiovala.com @albsport.ch

Foto dhe Video: SFL/Teleclub Sport

555 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: