Breaking News
Home / Lajme / Juventusi ka shprehur interesimin për David Luizin

Juventusi ka shprehur interesimin për David Luizin

E gjitha kjo ka ardhur gjatë negociatave të Bluve për Daniele Ruganin.

Zonja e Vjetër e vlerëson kartonin e mbrojtësit italian në vlerë 50 milionë euro, por janë të gatshëm të ulin çmimin në rast se Luiz futet në marrëveshje.

Për brazilianin ka shfaqur interesim edhe Napoli i ish-trajnerit të tij te PSG, Carlo Ancelotti.

Me negociatat që po zhvillohet për Ruganin dhe duke parë që Luiz nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ky transferim mund të ndodhë.

Aktualisht 31-vjeçari është pjesë e turneut miqësor të Chelseat në Australi.

Në sezonin e fundit ai është paraqitur në vetëm 17 ndeshje, ku shënoi dy gola.

 673 total views,  1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: