Breaking News
Home / Lajme / Njëzet e nëntë futbollistë shqiptarë në Super Ligen e Zvicrës, gjashtë më shumë se vitin e kaluar

Njëzet e nëntë futbollistë shqiptarë në Super Ligen e Zvicrës, gjashtë më shumë se vitin e kaluar

Bernë, me 23 Korrik 2018

Javën që e lemë pas, në Zvicër nisi sezoni i ri futbollistik 2018/19 në Super Lige dhe në Ligen e Dytë – Challenge.

Gjithnjë në veçojmë futbollistë shqiptarë që luajnë në Zvicër. Siç dihet, edhe në Ligen e Parë edhe në të dytën në Zvicër luajnë nga dhjetë ekipe.

Deri më 23 Korrik, në ekipet e Super Liges janë 29-të futbollistë shqiptarë dhe sa për krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të shkuar, janë gjashtë futbollistë më shumë, përcjellin RadioVala.com dhe Albsport.ch.

Në ekipet e qytetit të Cyrihut, FC Zurich dhe FC Grasshoppers luajnë më së shumti futbollistë shqiptarë. Në FC Zürich dhe FC Neuchatel XAMAX janë nga gjashtë futbollistë, Grasshoppersi me pesë, me nga tre kanë FC Baseli, FC Sioni, FC Lugano dhe FC Luzerni.

Ekipet nga rajoni i Bernit, FC BSC Young dhe FC Thuni nuk kanë asnjë futbollistë shqiptarë, ashtu siç nuk ka as edhe FC St. Galleni.

 

Vijon lista e klubeve dhe e futbollisteve shqiptarë:

 

FC Basel: Taulant Xhaka, Albian Ajeti, Tician Nushi

FC Grasshoppers Cyrih: Meriton Kastrati, Gjelbrim Taipi, Bujar Lika, Nedim Bajrami, Shani Tarashaj

FC Lugano: Jetmir Krasniqi, Valon Fazliu, Eris Abedini

FC Luzern: Dren Feka, Idriz Voca, Shkelqim Demhasaj

NeuchâteL XAMAX FCS: Arbenit Xhemajli, Arbnor Fejzullahu, Samir Ramizi, Dilan Qela, Liridon Mulaj, Kemal Ademi

FC Sion: Pajtim Kasami, Ermir Lenjani, Burim Kukeli

FC Zürich: Mirlind Kryeziu, Toni Domgjoni, Izer Aliu, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Lavdrim Rexhepi

 

FC St. Gallen 0

BSC Young Boys 0

FC Thun 0

 

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albsport.ch

1,007 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: