Breaking News
Home / Lajme / Shkëndija fiton ndeshjen a parë ndaj FC Sheriff Tiraspol

Shkëndija fiton ndeshjen a parë ndaj FC Sheriff Tiraspol

Shkëndija e ka fituar ndeshjen e parë (1-0) të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër FC Sheriff Tiraspol.

Në ndeshjen e zhvilluar në Filip Arena II në Shkup, skuadra nga Tetova e gjeti golin në minutën e 24 të takimit.

Pas një aksioni të kampionit të Maqedonisë, u akordua gjuajtje e lirë në afërsi të zonës. Përgjegjësinë për të goditur e mori Besart Ibraimi, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (24′).

Nikoqirët patën raste të mira, sidomos përmes Stenio Junior, i cili e goditi edhe shtyllën, mirëpo gola të tjerë nuk u shënuan deri në mbyllje të takimit.

Natyrisht se ndeshja e kthimit nuk do të jetë e lehtë, pasi rezultati nuk është shumë bindës. Mirëpo, mospranimi i golit në terren vendas do t’i shërbejë shumë kampionit të Maqedonisë.

Sheriff Tiraspol ka vite që dominon futbollin në Moldavi ku në 21 vite ekzistencë numëron 16-të tituj kampioni, nëntë Kupa dhe shtatë Superkupa.

Paraqitjet e vazhdueshme në kupat e Evropës kanë bërë që moldavët të krijojnë përvojën e duhur, duke arritur në katër raste të jenë pjesë e fazës së grupeve në Europa League.

Sidoqoftë, Shkëndija do të shpresojë në rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit për të vazhduar tutje në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Fituesi i duelit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luajë kundër Salzburgut në rrethin e tretë kualifikues. Ndërsa ekipi që eliminohet do të luajë në raundin e tretë kualifikues të Europa League ose ndaj Santa Coloma ose ndaj Valur Reykjavik. (Burimi:Telegrafi)

 1,249 total views,  1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: