Breaking News
Home / Lajme / Barça “rrëmben” Malcom dhe përgatit klauzolë stratosferike

Barça “rrëmben” Malcom dhe përgatit klauzolë stratosferike

Një ndërhyrje e Barcelonës, që rriti menjëherë ofertën për kartonin e tij, bëri që klubi i Bordosë të autorizonte brazilianin, që të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte në Spanjë.

Kjo kthesë e papritur nuk i ka pëlqyer aspak Romës, që barazoi menjëherë ofertën me atë të Barcelonës, por më pas vendimtare u bë dëshira e lojtarit, që zgjodhi Katalunjën para kryeqytetit italian.

Mediat spanjolle raportojnë se agjentët e lojtarit kanë zbarkuar që në mëngjes në Spanjë, ku kanë gjetur akordin ëpr kontratën e futbollistit me Barcelonën, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet edhe mbërritja e Malcom.

Paraprakisht raportohet se Barça ka ofruar 41.5 milionë euro, plus dy të tjera në formë bonusi për sulmuesin, ndërsa pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një klauzolë prej 400 milionë eurosh.(Burimi:TopChannel)

 2,660 total views,  1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: