Breaking News
Home / Lajme / Cavani është objektivi i ri i ”Los Blancos”

Cavani është objektivi i ri i ”Los Blancos”

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus nënkupton se ne jemi duke pritur që fituesi i Champions Leagues ta bëjë një goditje senzacionale në tregun e transferimeve.

Dhe Edinson Cavani, sulmuesi i Paris Saint-Germain, mund të jetë objektivi më i ri i gjigantit madrilen, transmeton FutbollFanatik.

Natyrisht, kjo verë ka qenë pak më ndryshe pasi Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridi.

Kjo ndodhi pasi përfundoi Kampionati Botëror dhe ishte njëra ndër transferimet më të hershme të kësaj vere.

Pra, ne tani jemi duke pritur që Real Madridi ta gjejë zëvendësuesin e Ronaldos – dhe ne jemi të bindur se kjo do të ndodhë.

Të gjithë e dimë se presidenti, Florentino Perez, i pëlqen blerjet e shtrenjëta dhe një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

Eden Hazard dhe Neymar janë të dy në listën e dëshirave të Realit, por të dy lojtarët e kanë të vështirë të largohen nga klubet përkatëse pasi që janë tejet të shtrenjët.

Mbrëmë, Radio Marca raportoi se ”Los Blancos” duan që të bëjnë një lëvizje për sulmuesin e PSG-s, Edison Cavani.

Cavani shënoi 28 gola në 32 paraqitje në Ligue 1 sezonin e kaluar dhe më pas shënoi 3 gola në Kupën e Botës. Në PSG, së bashku me Neymar dhe Mbappe, përbëjnë treshen sulmuese ndër më të rrezikshmet në glob.(Burimi:FutbollFanatik)

 1,599 total views,  1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: