Breaking News
Home / Lajme / Mourinho synon nënkampionin e botës si zëvendësim për Martial

Mourinho synon nënkampionin e botës si zëvendësim për Martial

Manchester United nuk heq dorë kollaj nga kroati i Interit, pas paraqitjes mbresëlënëse të tij në Kupën e Botës së Rusisë, ku u shpall si nëkampion. Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Ivan Perisic, para se të lejojë Anthony Martial të largohet nga klubi, raporton “Mirror”.

Martial, i cili u kthye në Francë për lindjen e fëmijës së tij, dëshiron të largohet nga klubi, edhe pse Manchester United ka vendosur një tarifë prej 70 milionë paundësh si çmim për sulmuesin.

Mourinho dëshiron, gjithashtu, një zëvendësues për francezin dhe Perisic kryeson listën e tij, edhe pse ndërkombëtari i Kroacisë mund të përfundojë duke iu kushtuar “Djajve të Kuq” 60 milionë paundë.

1,410 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: