Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Sot Gostivari do të zhvilloj ndeshje kontrolluese ndaj Bregalnicës nga Shtipi

Sot Gostivari do të zhvilloj ndeshje kontrolluese ndaj Bregalnicës nga Shtipi

Sot në ora 17:30 në stadiumin e qytetit Kf Gostivari do të zhvilloj ndeshjen e radhës kontrolluese kundër ekipit të Bregallnicës nga Shtipi.

Të besuarit e teknikut Jakupi pas qëndrimit 10 ditorë dhe përgaditjeve intezive në kompleksin sportiv Bistra në Mavrovë kthehen në shtëpi për tu përgaditur për fazen e tretë para fillimit të kampionatit për sezonin 2018/19.

Rikujtojmë se pas portierit Osman Daci, drejtuesit e Gostivarit kanë arritur marrëveshje edhe me qendërmbrojtësin e Sileksit, Dejan Velevski dhe mesfushorin nga Makedonija Gj P, Stefan Lazarevik.

Njëjtë sikurse me Osman Dacin dhe pjesën më të madhe të afrimeve të reja, edhe me Velevskin, Gostivari ka arritur kontratë një vjeçare, duke çuar në 7 numrin e transferimeve të reja gjatë kësaj merkatoje.

Më parë Gostivari kishte nënshkruar edhe me Valon Zeqirin, Lavdrim Skenderin, Antonio Ilieskin si dhe portierin Artan Iljazi dhe mesfushorin ofenziv Fatih Ismaili. Këta dy të fundit te Gostivari do të luajnë në formë huazimi.

3,221 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Juniorët C të FC Prishtinës së Bern-it të dytët në “Bachmann Cup 2019”, pa humbje dhe pa asnjë gol të pranuar

E Diel, me 13 Janar 2019 Ekipi i Juniorëve C të FC Prishtinës së Bernit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: