Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / U mbajt manifestimi Tradicional KORITA FESTON 2018

U mbajt manifestimi Tradicional KORITA FESTON 2018

Koritë/Gostivar, më 29 Korrik 2018

Të dielën e fundit të Korrikut, në fshatin Koritë të Gostivarit u mbajt manifestimi i pestë Tradicional KORITA FESTON 2018.

Qindra karitas, vendali, të shpërngulur në vendbanime tjera të Gostivarit dhe Tetovës, mërgimtarë të migruar nëpër Europë që janë me rrënjë dhe origjinë nga ky fshat, sot erdhën përsëri në Koritë, në vendin dhe manifestimin e vetëm festiv.

Për manifestimin mbi pesë orësh, u përkujdesen Shoqata Korita Thërret me seli në Bern të Zvicrës dhe Dega e Gjermanisë me seli në Hamburg, dega e vendlindjes, por edhe me mbështetjen dhe kontributin e vendasve.

Vajza nga Karita të veshura me Anteri dhe Tërlik e prezantuan veshjen e vjetër dhe shumë të veçantë për vajza/gra që e ka ky fshat. Skena (Oda e improvizuar) u stolis dhe u n’vesh me gjësende origjinale nga fshati Koritë, si Flamuj Kombëtar, Shjylyma (Qilma të ndryshëm), Kalçin (Çorapë) për gra dhe burra, Sofra pi druni, sofrabez, Lugë prej druni, Shtobmë, Vorbë dhe Çanak prej bote, M’ti prej druni, Z’bue leshi për burra, Breza, Llambë me Neft/Gaz, mjetet për Razbue (drugëza).

“Qëllimi i këtij takimi si edhe i takimeve të kaluara, është të ruajmë trungun dhe shpirtin e Koritës dhe Koritasve. Kjo është shumë e rëndësishme në ditët e sodit kur popullata jonë është e shpërndarë në të gjitha anët e botës. Na gëzon fakti që ky Manifestim dhe iniciativa të tilla përkrahen çdo vit e më shumë nga Bashkatdhetarët tanë, kudo që ndodhen ato”, tha në fjalimin hyrës kryetari Naxyf Nuhiu. Ai u ndal edhe të themelimi i degës së shoqatës në Gjermani dhe mundësinë që çdo koritas me idetë dhe përkrahjen e tij mund ta ndihmon shoqatën dhe manifestimin.

“Kjo tregon që Ne të gjithë se bashku kudo që jemi, kemi një qëllim dhe ai është ta ndihmojmë Koritën dhe Koritasit, t’i afrojmë ato, ta njohim mirë njëri tjetrin, t’i ndihmojmë njëri tjetrit. Gjithashtu dua të theksoj se çdonjëri që ka ide apo dëshirë të kontribuoj në organizimin e këtij manifestimi, është i mirëseardhur. Nuk diskutohet se mund të kemi edhe lëshime dhe gabime, por shpresojmë që në të ardhmen të gjithë së bashku t’i tejkalojmë ato”, tha në fund kryetari i Shoqatës Korita Thërret, Naxyf Nuhiu.

Për ta nderuar institucionin e Komunës dhe Kryetarit të Gostivarit, i ftuar për të marr pjesë dhe për të mbajtur fjalë ishte edhe kryetari, Arben Taravari.

“Ju përuroj për këtë organizim të mirëfilltë, sot. Ndjehem shumë krenar dhe ndjehem sikur në shtëpinë time. Gjithsesi se ky është regjion i Gostivarit, Ne jemi bashkë dhe shpresojmë që së bashku me Ju të mundohemi që sa të mundemi t’i mbajmë së paku ata njerëz që janë në Koritë, të cilët jetojnë. Ne si administratë e komunës do mundohemi që të jemi krahu Juaj. Ju faleminderit shumë për ftesën dhe sa më gjatë të organizohet ky Manifestim, vite më radhë kështu ta organizoni”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Manifestimi më pas vazhdoi me programin kulturorë dhe artistik, fillimisht me Valle me motive tradicionale, nga Shoqata Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani, pastaj Këngë popullore nga këngëtari i mirënjohur gostivaras, Qatip Selimi, më pas me Kavalle nga instrumentistet e mirënjohur nga Gostivari, Rizvan Sinani dhe Salla Shabani.

Curlet dhe Tupanët i dhanë jehonë fundit të takimit Tradicional, ku fillimisht u luajtën Valle me motive nga dasmat e fshatit Koritë dhe më pas bashkë banorët si “krushqit” nëpër dasma vërshuan rrugët kryesore të fshatit, për t’u rikthyer më pas prapë në vendin edhe ku nisi dasma, te stadiumi i fshatit.

Dreka Tradicionale u shtrua në fund të Manifestimit, në bashkëpunim edhe me Kuzhinën Vita Abi nga Gostivari.

 

14,150 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: