Breaking News
Home / Lajme / FC Dardania e Lozanës vijon me përgatitjet për sezonin e ri (Video)

FC Dardania e Lozanës vijon me përgatitjet për sezonin e ri (Video)

Lozanë, më Gusht 2018

FC Dardania e Lozanës prej para tre javësh ka nisur me përgatitjet për sezonin 2018/19.

Isak Aliaj, Kryetar i FC Dardanisë, në prononcimin për albsport.ch dhe radiovala.com, tha se kanë më shumë prioritete në këtë sezon, ndër kryesoret krijimi dhe përforcimi i ekipeve të juniorëve.

“Synimi ynë për këtë vit është krijimi dhe përforcimi i ekipeve tona të juniorëve. Profesionalizimi i trajnerëve dhe për ekipin e parë synimi kryesor për këtë vit do jetë vetëm ekzistenca në Lige ku jemi”, tha kryetari, Isak Aliaj.

Ekipi shqiptar nga Kantoni i Vaudit, garon në Ligen e 2-të Ndërrajonale të Zvicër.

Ndeshjen e parë në sezonin e ri do ta zhvilloj me 11 Gusht, kundër FC Montheyit.

@Kasam Selimi @RadioVala.com @Albsport.ch

https://www.facebook.com/498439940241824/videos/1862794017139736/

1,406 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: