Home / Lajme / Lufta kundër korrupsionit, GREKO: Maqedonia pa përparim të prekshëm

Lufta kundër korrupsionit, GREKO: Maqedonia pa përparim të prekshëm

rupi kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës – GREKO, në raportin e tij më të ri për Maqedoninë vlerëson se “nuk ka përparim të prekshëm” në këtë fushë.

Ky trup vlerëson se rezultate në Maqedoni janë “dukshëm dëshpëruese” dhe i fton autoritetet të ndërmarrin masa konkrete në lidhje me rekomandimet të cilat janë dhënë përpara katër vite e gjysmë.

Vetëm 6 nga 19 rekomandime janë zbatuar, thotë Këshilli i Evropës.

“Në lidhje me deputetët asnjë nga rekomandimet nuk është zbatuar as pjesërisht, përveç Kodit për Deputetët. Në lidhje me gjykatësit dhe prokurorët, raporti ka konstatuar se vendi ka bërë përparim të kufizuar”, thuhet në kumtesë.

GREKO e thekson miratimin e amendamenteve për ligjin për Këshillin Gjyqësor. Trupi i thekson edhe kontroversat në lidhje me Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe mungesën e përparimit në deklaratat për prona dhe interesa.

GREKO përfundon se niveli i ulët i harmonizimit me rekomandimet është “globalisht e pakënaqshme” dhe kërkohet nga shefi i delegacionit për Maqedoninë që të prezantojë raport të ri për përparimin në implementimin e rekomandimeve sa më shpejtë që është e mundshme, më së voni deri më 30 qershor 2019.

5,655 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: