Home / Lajme / Shehu fton qytetarët të kontrollojnë të dhënat në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit

Shehu fton qytetarët të kontrollojnë të dhënat në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar thirrjen drejtuar qytetarëve për kontroll të të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit, listë kjo e cila në vazhdimësi po azhurnohet nga ana e KSHZ-së.

E kontaktuar nga Flaka, nënkryetarja Ditmire Shehu potencoi që kontrolli mbi të dhënat në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit, filloi më 9 gusht dhe do të zgjas deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.

“Ftoj të gjithë qytetarët dhe veçmas mërgimtarët që të kontrollojnë listën zgjedhore dhe në rast mungese të ndjekin procedurat për rikthim apo ndryshime në listën zgjedhore. Nëse vlerësojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim, plotësim apo fshirje të të dhënave në të, qytetarët këtë mund ta bëjnë përmes ueb faqes të KSHZ-së  https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në njësitë rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së”, potencoi Shehu.

“Kujtojmë shtetasit e RM-së që lista e adresave në njësitë rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së mund të gjendet në linkun :http://www.sec.mk/kontakt/. Zyrat e KSHZ-së nëpër qytete, gjatë afatit do të jenë të hapura nga ora 9 deri ora 19 për çdo ditë. Vetëm të evidentuar në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit do të mund të shprehet vullneti i çdonjërit qytetar në referendum. Prandaj, duhet të verifikohet identiteti juaj nëse jeni ose jo në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit”, tha Shehu për Flaka.

Sakaq, mërgimtarët që dëshirojnë të votojnë në referendum, fillimisht përmes adresës në internet duhet të verifikojnë nëse ndodhen në listë. Pastaj, duhet të bëjnë kërkesë për votim në vendin ku jetojnë përkohësisht. Por, mërgimtarët në qoftë se përcaktohen të votojnë në ambasadat e vendit tonë në shtetet ku jetojnë, do të humbin të drejtën për të votuar në vendlindje, sepse, pasi të inkuadrohen në listën për votim jashtë shtetit, do të hiqen nga lista zgjedhore në Maqedoni. /Flaka

2,447 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: