Breaking News
Home / Lajme / Tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë për reagjentët, Prokuroria ngriti procedurë parahetimore

Tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë për reagjentët, Prokuroria ngriti procedurë parahetimore

Pas vendimit të komisionit, pas së cilës Ministria e Shëndetësisë (MSH) e prishi tenderin për furnizim publik të testeve dhe reagjentëve për analizat biokimike, imunologjike, hematologjike dhe kuagulative, Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë parahetimore.

“Procedura parahetimore është rezultat i artikujve të publikuar nga ana e më shumë mediave në Republikën e Maqedonisë, në lidhje me parregullsitë gjatë zbatimit të procedurave për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Siç njoftoi PTHP, në lidhje me rastin do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me institucionet kompetente.

Përndryshe, në lidhje me këtë furnizim publik të MSH-së, Komisioni Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike vlerësoi se meqë oferta kërkon 6 lloje të testeve, aparaturave, sistemit informativ dhe transport, ajo kufizon ofertën dhe shmang konkurrencën. /Portalb.mk

1,344 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: