Breaking News
Home / Lajme / Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP. Autoritetet komunale duhet të përgatisin projekt propozime për të aplikuar në thirrjen publike, që do shpallet nga Ministria e financave në shtator.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale po kryhet nga Ministria e financave.

Ai mbështetet nga Banka Botërore me një fond total prej 81,1 milion euro dhe një grant IPA për zhvillimin rural nga BE-ja në vlerë prej 14,6 milion euro. Qëllimi i projektit është përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga komuna për qytetarët, si dhe kapacitetet e administratës komunale për zbatimin e projekteve.

Në kuadër të projektit, financohen projektet komunale si ndërtimi dhe rikonstruimi i sistemit për furnizimin me ujë, kanalizimi dhe largimi i ujërave të ndotura, infrastruktura rrugore lokale, efikasiteti i energjisë, ndërtimi i kopshteve, tregjet e gjelbërta, infrastruktura në një zonë industriale dhe projekte të ngjashme.

Mijëra qytetarë në Maqedoni marrin shërbime më të mira nga komuna e tyre falë këtij projekti. Në vit, këto janë dhjetëra kilometra rrugë të reja ose të rikonstruara, rrjeti i ujësjellësit i ndërtuar ose i rikonstruarë, shtretërit e rindërtuara të lumenjve, kopshte, shtëpitë kulturore, ndërtesat komunale etj.

Këto projekte Ministria e financave veç më i realizon me MSIP 1 dhe 2, dhe IPA ndërsa thirrja e fundit që ishte në tetor 2016 projekte veç më realizohen në komunat si Tetovë, Gostivar , Bërvenicë, Zhelinë, Vrapcisht, Tearcë,Bogovinë Strugë, Dibër, Kërçovë tani me projekte të reja sërish do mund të aplikojnë me thirrjen e re që do lançohet në vjeshtë.

9,989 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: