Breaking News
Home / Lajme / Osmani: Vendosën huqjet e penalltive (Video)

Osmani: Vendosën huqjet e penalltive (Video)

Shkup, më 30 Gusht 2018

Shkëndija nuk arrin të prek grupet e UEFA Europa League edhe në tentimin e tretë me rradhë në fazën e play offit, ndërsa keqardhjen e shton fakti që kuqezinjtë si asnjëherë më parë treguan nivel dhe në momente edhe dominim ndaj kundërshtarit. Mirëpo ashtu si në takimin e parë në transfertë të humbur 3:1, futbollistët e Shkëndijës në takimin e kthimit në Shkup humbën një mori rastesh shënimi para se kundërshtari të zgjidhte dilemat me dy gola. I natyrshëm ishte zhgënjimi në taborin kuqezi pas ndeshjes, ndërsa sipas trajnerit Osmani pa marrë parasysh të gjitha ndodhitë mbase gjërat do të kishin shkuar në kahje tjetër nëse skuadra do të realizonte njërën prej dy goditjeve nga pika e bardhë.

“Sigurisht se gjithëve na vjen keq që nuk mundëm të kualifikohemi në grupet e UEFA Europa League. Luajtëm shumë mirë, por kur nuk shënon nuk mund të shpresosh më shumë. Përveç shumë rasteve kishim dy penalti edhe atë në kohë shumë ideale, si e para ashtu edhe e dyta që do na jepte hapsirën e nevojshme për të kërkuar rezultatin e dëshiruar që do të na kualifikonte. Pas humbjes së penaltisë së dytë ra koncentrimi dhe nuk kishim ide si të depërtojmë drejt portës kundërshtare. Megjithatë dua të përgëzoj futbollistët për angazhimin dhe paraqitjen shumë të mirë për më shumë se 65-70 minuta. Jemi të dëshpruar por kështu e ka futbolli, jeta vazhdon më tej dhe në tashmë kthejmë koncentrimin drejt kampionatit vendor”, deklaroi trajneri Qatip Osmani pas takimit me Rosenborgun.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=168&v=pdHcqzG36K4

932 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: