Breaking News
Home / Lajme / Juve planifikon shkëmbimin e Sandros me Marcelon në janar

Juve planifikon shkëmbimin e Sandros me Marcelon në janar

Juventusi është duke menduar për shkëmbimin e Alex Sandros me Marcelon e Real Madridit në afatin e janarit.

Bianconerët e kanë kërkuar mbrojtësin e majtë edhe gjatë verës, pas transferimit të Cristiano Ronaldo.

Ndërsa Tuttosport raporton se braziliani është në kontakt të vazhdueshëm me CR7 dhe se nuk i ka raportet e mira me trajnerin e Los Blancos, Julen Lopetegui.

Zonja e Vjetër mund të rikthehet me një ofertë shkëmbimi për Marcelon në afatin dimëror, ndërsa gazeta torineze bën të ditur se kjo ide është e pranueshme edhe në qarqet e Madridit. /Telegrafi

1,282 total views, 5 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Sonte në Sportin Shqiptar në Zvicër, flet ish futbollisti Milaim Rama

E Hënë, me 23 Dhjetor 2019 Emisionin radhës, të dytin, SPORTI SHQIPTAR NË ZVICËR, do …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: