Breaking News
Home / Lajme / Merkel, Stoltenberg, Kurz në Maqedoni, Zaev: Mbështetje e fuqishme për ne

Merkel, Stoltenberg, Kurz në Maqedoni, Zaev: Mbështetje e fuqishme për ne

Ajo që tre burrështetas botërorë këtë javë do të vijnë në Maqedoni është edhe një sinjal pozitiv, mirënjohje dhe mbështetje për vendin tonë, tha kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e djeshme në Berovë.

Zaev e paralajmëroi vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, të kancelares gjermane Merkel, si dhe të kancelarit austriak Kurc.

“Të mërkurën vjen Stoltenberg, për herë të dytë në gjashtë muaj, të premten kancelari austriak Kurc, ndërsa të shtunën Merkel. Ardhja e tre burrështetasve botërorë është mirënjohje për Maqedoninë, sinjal pozitiv. Ata na e shtrijnë dorën që të shkojmë përpara”, theksoi kryeministri.

Sipas tij, edhe opozita është e vetëdijshme se ky është momenti për BE-në dhe NATO-s, moment kur të gjithë, siç ceki, duhet të jemi së bashku dhe të bashkohemi për Maqedoninë evropiane.

Zaev foli edhe për mbështetjen financiare që ia jep BE-ja Maqedonisë. Potencoi se në disponim janë miliarda euro deri në vitin 2020, por do të na ndahen nëse referendumi është i suksesshëm dhe nëse vendi vazhdon rrugës evropiane.

Kryetari i komunës së Berovës, Zvonko Pekevski theksoi se janë shfrytëzuar para të BE-së dhe se ajo praktikë mund të vazhdojë vetëm me anëtarësimin e vendit në BE që do të konfirmohet me referendum të suksesshëm.

Para tribunë në Berovë, Zaev ishte në takim me qytetarë në Pehçevë.

274 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: