Breaking News
Home / Lajme / Ronaldo mendon vetëm për Juven

Ronaldo mendon vetëm për Juven

Cristiano Ronaldo mendon vetëm për Juventusin dhe se si të paraqitet sa më mirë me bardhezinjtë në Serinë A, ndaj ka vendosur që të mos grumbullohet me kombëtaren e Portugalisë gjatë muajit shtator, në ndeshjet që do të zhvillohen për Nations League.

Lajmi konfirmohet nga “Sportmediaset”, sipas së cilës, portugezi kërkon të inkuadrohet sa më mirë me skemat e Allegri dhe të kuptojë filozofinë e kampionatit italian.

Për këtë arsye, CR7 nuk do të jetë pjesë e kombëtares në miqësoren ndaj Kroacisë dhe mbi të gjitha nuk do të luajë ndaj Italisë në ndeshjen zyrtare të Nations League, më 10 shtator në Lisbonë.

Kjo do të thotë edhe më pak telashe për Chiellini e Bonucci, shokët e skuadrës së Ronaldos te Juventusi, që në atë sfidë nuk do të lodhen për të vrapuar pas portugezit, me të cilin stërviten çdo ditë në Torino.

1,872 total views, 3 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t

E Diel, me 2 Dhjetor 2018 Albian Ajeti e ka shënuar edhe golin e radhës …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: