Breaking News
Home / Lajme / Zaev: Filmi “Tallja me Krishtin” kishte prapavijë politike

Zaev: Filmi “Tallja me Krishtin” kishte prapavijë politike

Kreu i Ekzekutivit, Zoran Zaev e ka cilësuar me prapavijë politike filmin “Tallja me Krishtin”. Ai ka thënë sot se Fondi i Filmitdhe Ministria e Kulturës do të bëjnë çmos që t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet e ngjashme që nxisin mosdurim etnik e fetar.

Sipas Zaevit, gjatë qeverisjes së kaluar ka pasur manfestime të panevojshme të urrejtjes. “I dënojmë të gjitha ato mesazhe, që shpërndajnë urrejtje, që shkaktojnë ndjenja të pakëndshme. Nuk mund ta kthejmë kohën prapa, por e kam obliguar ministrin e Kulturës, të bisedoj me drejtorin e Fondit të Filmit, që t’i ndërpresë dhe të gjejnë mënyrë ligjore, që të gjithë aktivitetet për promovim të atyre veprave. Kjo pritet tash nga ne, ne nuk kemi aktivitete tjera të këtilla që lidhen me prodhim të një vepre të tillë”, tha Zaev.

Ai kujtoi se parulla e pushtetit aktual është “Një shoqëri për të gjithë”, me të drejta të barabarta dhe me perspektivë evropiane të përbashkët./Pacensure

 701 total views,  1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel, Sporti Shqiptar në Zvicër 25

Sporti Shqiptar në Zvicër, bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel Autor …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: