Breaking News
Home / Lajme / Zv.ministrja Elezi: Ekonomia e vendit po stabilizohet, ka rritje të pagave, investimeve të huaja dhe fuqisë punëtore

Zv.ministrja Elezi: Ekonomia e vendit po stabilizohet, ka rritje të pagave, investimeve të huaja dhe fuqisë punëtore

Buxheti i vendit ka grumbullim permanent të të hyrave, ka rritje të pagave, prodhimtaria dhe ekonomia e vendit po rimëkëmbet ndërkohë që në krahasim me periudhën e njejtë nga viti i kaluar dhe këtë vit % e investimeve të huaja ka një dallim shumë të madh, këto dhe shumë të tjera i sqaron në këtë intervistë zëvendës ministrja e Financave, Dr. Shiret Elezi e cila thotë se me qasjen e drejtëpërdrejtë për në BE dhe NATO, qeveria po përmirëson gjendjen në shtet.

Ky vit ka pasur një rritje të pagave dhe gjashtë mujori i parë rezulton edhe me grumbullim më të madh të të hyrave, si shkon puna në MF në krahasim me vitin e kaluar keni bërë ndonjë krahasim?

Në buxhetin e Republikës së Maqedonisë ka grumbullim permanent të të hyrave, ka likuiditet  dhe ne bëjmë gjithmonë presion për realizimin e shpenzimeve të parashikuara, kemi rritje tek të ardhurat nga kontributet, që korrespondon gjithashtu edhe me rritjen e pagave. Në fund të muajit, Ministria e Financave gjithashtu do të publikoj raportin e muajt gusht duke pasur theks te ajo që shihet si trend në tetë muajt e parë të vitit që janë edhe rritje e të ardhurave tatimore nga fitimi.

Ekonomia po rimëkëmbet bashkë edhe me kompanitë vendore, a ka pasur rritje edhe prodhimtaria industriale këtë gjashtë mujorë?

Presim rritje prej 30 milion euro tek tatimi në fitim deri në muajin gusht. Kjo tashmë është një shenjë e qartë se kompanitë po rimëkëmben dhe ekonomia po normalizohet. Të dhënat e fundit mbi prodhimin industrial në muajin gusht tregojnë një rritje të lartë prej 8.4 përqind krahasuar gushtin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të fundit edhe investimet e huaja në krahasim me vitet e kaluara janë më të larta, sa ndikon në këtë drejtim qasja proeuropiane e qeverisë?

Sipas të dhënave nga Investimet e Huaja Direkte (FDI), ka rritje të lartë krahasuar me vitin e kaluar. Investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të këtij viti arritën në 327 milion euro. Vetëm për krahasim, në tërë vitin 2017 këto investime ishin 227 milion euro. Qeveria do të vazhdojë të krijojë mundësi për zhvillimin ekonomik. Me qasjen e drejtë për drejtë për në BE dhe NATO, kjo gjendje edhe më shumë po përmirësohet. Investimet e huaja direkte në vend për gjashtë muajt e parë ishin 327 milionë euro, që është 218% më shumë se mesatarja në tre vitet e fundit dhe absolutisht më e madhja në këto tre vite. Praktikisht kjo tregon se trendi i investimeve në industrinë e vendit është përshpejtuar dhe se politikat e mbështetjes transparente për të gjitha kompanitë në vend japin absolutisht këtë rezultat.

A ekzistojnë të dhëna se sa milion euro janë bërë investime në këtë periudhë dhe në periudhën e njejtë të vitit të kaluar?

Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë se 327 milionë euro kanë hyrë vetëm në gjashtë muaj, që është tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur niveli i investimeve arriti deri në 105 milionë euro.

Zonat industriale gjithashtu luajnë një rol pozitiv në këtë drejtim, sa është prodhimi industrial në % në këtë vit dhe sa ka qenë vitin e kaluar?

Në ndërkohë, ndryshimet pozitive ekonomike janë evidentuar edhe nga Enti Shtetëror i Statistikës që mat rritjen e prodhimit industrial me 8.4% në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017. Përveç rritjes së prodhimit industrial, është rritur edhe numri i punëtorëve në industri në 7.2% sigurisht për të njëjtën periudhë. Përveç rritjes së përgjithshme ekonomike, puna e TIRZ gjithashtu rezultoi në rritjen e eksportit nga zonat industriale. Në periudhën janar-korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e vitit të kaluar, ka pasur rritur prej 17%. /Flaka

364 total views, 2 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t

E Diel, me 2 Dhjetor 2018 Albian Ajeti e ka shënuar edhe golin e radhës …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: